Morata: I mahnitur nga "Juventus Stadium" dhe Ibra
Pëlqej
Alvaro Morata nuk ka shënuar ende, por e mka bërë këtë gjë tashmë me zemrat e tifozëve. Sulmuesi spanjoll i Juventusit i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Twitter nëpërmjet #askmorata ku nuk kanë munguar surprizat.

"Juventus Stadium është një stadium i mrekullueshëm, shumë modern dhe me një ambjent shumë të ngrohtë. Serie A është shumë e vështirë dhe kompetitive, ka shumë skuadra të forta që mund të luftojnë për titull. Në Itali i japin shumë rëndësi rendimentit fizik dhe taktikës, ndërsa në Spanjë teknikës", është përgjigjur Morata.

Lojtari më i mirë në historinë e Juventusit? "Për ata që kam parë, do të thoja Ibrahimoviç. Teknika dhe forca e tij janë impresionuese".

Në fund Morata foli edhe për gjëndjen e tij fizike: "Nuk jam në 100%, por shpresoj ta arrij shpejt, të them se për momentin jam 80%". /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori