Morata krenar: Do u them fëmijëve se kam luajtur me Ronaldo e Dybala
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, është rikthyer të flasë për aventurën e tij tek bardhezinjtë. Kujtojmë që 28-vjeçari kaloi te “Zonja e Vjetër” në formë huazimi në merkaton e verës nga Atletico Madrid dhe mesa duket ai është shumë i lumtur që po luan në Torino me disa nga lojtarët më të mirë në botë.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Morata shprehet se është aq krenar sa do t’i tregojë edhe fëmijëve të tij që ka luajtur me Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalën.

“Është shumë e lehtë të luash me Cristianon, unë e njoh atë prej një kohe të gjatë. Në situata normale, në të cilat një lojtar normal nuk do të shënonte, ai shënon.

Unë i kuptoj lëvizjet e tij dhe çfarë i pëlqen të bëjë. Shpesh herë jam unë që i tërheq mbrojtësit larg tij me vrapimet e mia dhe të njëjtë gjë bën dhe ai me mua. Është kënaqësi të luash me të”, deklaron spanjolli.

“Cristiano është thjesht fantastik. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe mund të luajën ku të dojë. Ajo që unë mund të bëj është që të argëtohem dhe të shpresoj që të luaj me të për një kohë të gjatë. Jam rritur duke e parë Ronaldon dhe kur mësova se do të jem në një ekip me të u entuziazmova.

Gjithashtu është një nder për të luajtur me Dybalën. Ata janë lojtarë të klasit të parë. Unë do t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur me Cristianon dhe Dybalën”, përfundon Morata
Shtuar më 16/01/2021, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori