Morata: Mbrojtësit e Juves më thanë se duhet të mbaj helmetë
Alvaro Morata ndien presion nga ish shokët e tij të skuadrës në prag të ndeshjes së 1-8-ve ndaj Italisë. Bomberi spanjoll është shprehur se ka shumë miqtë tek "axurrët", por vetëm pas 90 minutave.

“Kam komunikuar me mbrojtësit e Juventusit që luajnë me Italinë dhe më thanë se nëse do të luaja, duhej të mbaja një helmet në kokë.
Ata janë arsyeja e suksesit te Juventusi në sezonet e fundit.

Mënyra se si ata luajnë është karakteristike e Italisë, por ne duhet të fokusohemi te loja jonë”, tregoi sulmuesi spanjoll.


Shtuar më 25/06/2016, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori