Morata pas transferimit te Juventusi: Ronaldo ishte i lumtur që u ktheva
Alvaro Morata është lidhur me një ish-bashkëlojtar te Juventusi, Cristiano Ronaldon.

Dyshja luajti së bashku në Real Madrid përpara se spanjolli të largohej për t’u bashkuar me Juventusin në verën e 2014.

Pas përfundimit të një lëvizje huazimi përsëri te Juve nga Atletico Madrid, Morata foli për Cristianon.

"Cristiano më tha se ishte i lumtur që po kthehesha", zbuloi Morata.

"Unë e njoh atë mjaft mirë si një person".

"Si lojtar, të gjithë e njohin atë shumë mirë".
Shtuar më 27/09/2020, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori