Morata: Psikologu më ndryshoi jetën
Sulmuesi i skuadrës së Chelsea, Alvaro Morata ka theksuar së fundmi se sezonin e kaluuar kaloi periudhën më të keqe në karrierë dhe se kontaktoi me një psikolog që e nxorri nga gjendja ku ishte.

“Muajin e fundit të sezonit të shkuar preka vërtet fundin. Humba dëshirën për t’u stërvitur, për të luajtur, ndieja antipati dhe nervozizëm ndaj kujtdo, arbitrave, rivalëve, tifozëve. Humba ekuilibrin, thuajse humba veten. Kur e kuptova se isha shumë pranë greminës, kërkova ndihmë dhe ajo më erdhi vërtet në momentin e duhur.

Sigurisht që iu drejtova një psikologu, një profesionisti, që mund të kuptonte gjithë luftën e errët që zhvillohej brenda meje. Të bësh një hap të tillë nuk është dhe aq e thjeshtë, sikundër edhe rikuperimi, rikthimi i mirëqenies mendore dhe qetësisë shpirtërore, nuk është një proces që ndodh brenda pak javësh.

Në përgjithësi, kur dikush dëgjon fjalën psikolog ndikohet dhe nuk e bën një hap të tillë për shkak edhe të paragjykimit, por ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë”, tha Morata. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori