Morata stresohet edhe në muajin e mjaltit
Sipas Goal, presidenti i Realit, Florentino Perez po pret për një tjetër ofertë me 10 milionë euro më shumë. Sulmuesi 24-vjeçar u nis për muajin e mjaltit javën e kaluar dhe ka vendosur që të transferohet në Old Trafford.

Morata nuk dëshiron të bashkohet me Real Madridin për para sezonit dhe dëshiron që marrëveshja të jetë vendosur deri atëherë. Agjenti i tij ka mbajtur gjithashtu bisedime për përpjekje për të detyruar madrilenët ta lënë. Jose Mourinho është gjithashtu i dëshpëruar që marrëveshja të jetë gati në kohë për turneun e para sezonitManchester United në SHBA, përcjell Albeu.com.

Skuadra do të fluturojë në Amerikë në fillim të javës së ardhshme, me ndeshjen e parë kundër LA Galaxy më 15 korrik. Murinho dhe Manchester United pritet ta pagujnë dhe pjesën e mbetur prej 10 milionë eurosh dhe ta marrin spanjollin me vete në Amerikë. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori