Morata: Tani do ta shihni se çfarë mund të bëj
Pëlqej
Alvaro Morata kërkon të bindë këtë sezon të Premier League pasi insiston se nuk ka pasur ndërmend asnjëherë të largohet.

Morata shënoi vetëm një gol për Blutë që prej janarit dhe spekulimet se ai do të largohej nga Chelsea ishin të mëdha.

Por ish-sulmuesi i Real Madrid është i vendosur të tregojë vlerat e tij nën drejtimin e Sarri-t.

“Nuk e kam menduar asnjëherë largimin. Mund të isha rikthyer në Spanjë, apo Itali, të gjithë kanë besim tek unë aty, por unë dua të tregoj se kush jam në Angli.

“Dua ta bëj këtë gjë, jo për inatçinjtë, por për Chelsea-n.

“Jam shumë i lumtur dhe është vetëm fillimi i sezonit. Gjëja më e rëndësishme është mënyra se si po luajmë.

“Vitin e kaluar ishin topat e gjatë dhe unë që duhet të mbroja topat në ajër, diçka që nuk e bëj shumë mirë.

“Tani unë mund të sulmoj hapësirat, mund të kombinoj me shokët e ekipit dhe të futem në zonë për krose. Është më mirë për mua.”

Shtuar më 20/08/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori