Morata: Te Juventusi ndihem si në shtëpinë time
Alvaro Morata është shprehur se ndjehet si në shtëpi te Juventusi.
Sulmuesi spanjoll i është bashkuar Bianconerëve në vitin 2014, por Real Madrid ka të drejtë ta rikthej për 30 milionë euro, apo 35 milionë vitin e ardhshëm.

Shumë është folur për një rikthim të tij te Los Merengues, por lojtari shprehet se ndjehet mirë në Serie A te Juventusi.

“Jam shumë i qetë, pasi kam kontratë me Juventusin dhe ndjehem si në shtëpi aty”

“Në këto momente i takoj Juventusit derisa dikush të më thotë diçka tjetër. Tani po mendoj për Kampionatin Evropian pasi është një turne i rëndësishëm për mua dhe për lojtarët e skuadrës”, është shprehur Morata./Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori