Morata: U riktheva për të luajtur me Ronaldon dhe Dybala
Alvaro Morata është rikthyer këtë sezon te Juventusi pas eksperiencave me Real Madrid, Çelsin dhe Atletiko Madrid.

Sulmuesi spanjoll ka rigjetur te bardhezinjtë sërish versionin e tij më të mirë, teksa para është ndeshja deçizive me Interin.

Në një intervistë për Sky, Morata vlerëson sulmuesin e zikaltërve, Romelu Lukakun teksa thekson se do t’i kërkojë fanellën.

“Është shumë e lehtë të luash me Kristiano Ronaldon, e njoh prej kohësh. Është një person dhe një futbollist normal. Unë e di çfarë i pëlqen dhe lëvizjet që ai bën. Ndonjëherë detyra ime është t’i largoj mbrojtësit se pranë tij qëndrojnë 2-3 të tillë dhe lëvizjet e mia e ndihmojnë. Është kënaqësi të luash me të, ka qenë dhe është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Mund të luajë ku të dojë ai, është kënaqësi ta kesh përkrah dhe shpresoj të luaj edhe shumë kohë me të. Në verë u riktheva pikërisht për të luajtur me Kristianon dhe Dibalën, kam një raport të bukur edhe jashtë fushe. Të luash me ta është diçka fantastike”.

Sulmi i Interit- “Lautaro dhe Lukaku janë dy futbollistë fantastikë. Lukaku është një nga numrat 9 më të mirë, i ka të gjitha. Është te Inter dhe jam i lumtur për të, është një njeri i madh dhe do të më bëhet qejfi ta shoh të luajë. Do t’i kërkoj fanellën, më pëlqen gjithnjë të luaj kundër lojtarëve të mëdhenj, por shpresoj të mos jetë mirë të dielën. Ndonjëherë nuk arrin ta ndalosh se është vërtet shumë i fortë”, u shpreh Morata.
Shtuar më 15/01/2021, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori