Morata zbarkon në Torino, sot testet mjekësore te Juventusi
Alvaro Morata ka arritur në Torino për të kompletuar rikthimin në Juventus.

Alvaro Morata është në prag të finalizimit të rikthimit në Juventus.

Sulmuesi i Atletico Madridit pas mesnatës ka ateruar në Torino ku sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore me Bianconerët.

Morata pritet të jetë sulmuesi i ri në formacionin e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo pas dështimeve në përpjekjet për angazhimin e Luis Suarez nga Barcelona dhe Edin Dzeko nga Roma.

Morata ka një aventurë me Juventusin gjatë periudhës 2014-2016. Morata pritet të nënshkruajë marrëveshje të huazimit njëvjeçar me mundësi të blerjes definitive nga skuadra kampione e Italisë.
Shtuar më 22/09/2020, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori