Moratti: Bayern? E mundim vetëm ne
Inter është jashtë Kupave të Europës dhe veçanërisht Champions League-s dhe kjo e mërzit jo pak presidentin zikaltër Massimo Moratti: "Më vjen keq që nuk mundëm të ishim pjesë e të bekuarës Champions sepse kjo do të ndikonte në financat dhe imazhin e klubit. Shpresoj që skuadra tashmë të mbajë ritmin e së dielës", deklaroi Moratti për "Corriere dello Sport".

"Paraqitjet më të këqija i kemi bërë me skuadrat e vogla, të cilat në teori duhej të ishin më të lehta", vijoi numri një i Inter.

Në fund Moratti foli edhe për Bayern Munchen-Barcelona: "Pashë vetëm një pjesë të ndeshjes. Bayernin mund ta mundim vetëm ne dhe këtë e kemi bërë disa herë". /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 13:23
lulzim krasniqi
e Enjte 25 Prill 2013, Ora 16:19
barcelones ja ka dhan 4 ty ti jep bajerni 14 ki harru qysh luhet ne evrope po shihet futbolli italian ku asht
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori