Moratti: Interi fiton titullin
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka lëshuar disa deklarata të forta para darkës së Krishtlindjes.

Ish-numri një i klubit mendon se skuadra kryesuese e kampionatit nuk ka nevojë për merkato dhe se mund të fitojë titullin e Serie A me këtë grup që ka në dispozicion.

"Championsi? Ishte një grup i vështirë me disa ndeshje shumë delikate. Merkato? Unë besoj se skuadra është, mund të ndërhyhet vetëm në ndonjë pikë që mendon trajneri se duhet të ketë më tepër alternativa.

"Në janar futbollistët e dëmtuar kthehen. Interi është në formë të mirë. Nuk ka nevojë për merkato. Titulli? Po, duhet të besojë, pse jo?", - tha Moratti.
Shtuar më 17/12/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori