Moratti: Interi, në duart e tim biri
Tek Interi ka ardhur koha për të bërë ndryshime të mëdha. Zhgënjimi i fundit, barazim pa gola kundër Atalantës, ka prekur shumë Masimo Moratin. Për këtë arsye, presidenti zikaltër ka ndërmend që të rindërtojë skuadrën, duke filluar nga drejtuesit dhe duke përfunduar tek lojtarët. Një pistë e mundshme është edhe kalimi i presidencës tek djali i tij, Anxhelomario, i cili aktualisht është zëvendëspresident.

Tashmë duket se ka ardhur koha e duhur, që djali i Masimos të marrë drejtimin e skuadrës, në moshën 38-vjeçare. Ndërkohë, presidenti Morati po kërkon disa investitor të freskët për të rritur buxhetin e skuadrës së tij. Deri më tani janë kryer shumë kontakte, por asgjë nuk është konkrete.

Skuadra – Emri i fundit në listën e Moratit për pankinën e sezonit të ardhshëm, është ai i Françesko Guidolin. Sipas disa burimeve të brëndshme, Morati ka lënë një takim me trajnerin e Udinezes javën e ardhshme. Nga ana tjetër, shtypi portugez është i bindur se do të jetë Vilas Boas trajneri i ardhshëm i Interit. Por nuk mund të lemë pa përmendur edhe emra të tjerë si Maxarri, ose Lorent Blank.

Merkato – Por kushdo që do të jetë trajneri i ardhshëm do të ketë në dispozicion një organikë më të kompletuar se kjo aktuale. Nuk bëhet fjalë vetëm për Lukas apo M’Vila. Në fundjavën e kaluar, disa emisar të Interit kanë ndjekur Hazard me Lilën. Pëlqehet shumë edhe Isla i Udinezës. Për sulmin sytë janë hedhur tek Destro dhe Laveci. Por emri më i madh që Interi dëshiron të nisë sezonin është Xhuzepe Rosi. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2012, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori