Moratti kërkon të largohet, Thohir e Mazzarri e duan
Pëlqej
Massimo Moratti duket se është lodhur me Interin. Personazhi që drejtoi këtë ekip nga 1995-2013 në postin e presidentit tani po kërkon blerës për 30% të aksioneve që ka në këtë shoqëri. Si për të treguar se nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj skuadre, ai prej tre muajsh nuk e viziton më. Ndërkohë, kundër vullnetit të tij kanë dalë dy personazhe të tjerë që janë pjesë e Interit.

Thuhet se si Erik Thohir edhe Walter Mazzarri nuk dëshirojnë që Morati të ndahet përfundimisht nga zikaltrit.

Presidenti indonezian, ashtu si edhe tekniku toskan, duan që të shfrytëzojnë imazhin e Morattit në favorin e tyre. Siç dihet ish-presidenti është një person i dashur në ambientin zikaltër. /albeu.com/



Shtuar më 11/08/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori