Massimo
Moratti këshillon
Erick Thohir të jetë më
prezent në ndeshjet e Interit dhe të ketë pranë njerëz tek të cilët
beson 100%.Presidenti i nderit i Interit, ish pronari i klubit, në vijim tentoi të qetësojë trajnerin Mazzarri, duke thënë se kjo situatë e vështirë ishte e pritshme, por gjërat do të shkojnë drejt normalizimit.
“E këshilloj
Erick Thohir të jetë më
prezent dhe të ketë pranë njerëz tek të cilët
beson 100% sepse ata mund ta ndihmojnë skuadrën duke përcjellë besim tek të gjithë. Mund të ndodhë që ekipi të përballet me vështirësi, nëse jo të gjithë lojtarët janë të disponueshëm, megjithatë kundër Sassuolos pashë gjëra pozitive në aspektin e lojës” shprehet
Moratti.
Ndërsa banderolat apo thirrjet protestuese të tifozëve kundër kupolës drejtuese nuk e kanë habitur shumë manjatin italian.
Shtuar më 11/02/2014,
ora 10:23