Moratti: Marreveshja ishte ne interes te te dyja klubeve
Albeu.com
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se transferimi i Zlatan Ibrahimovic në Barcelona dhe arritja e Samuel Eto’o në Inter është perfekte për të dyja klubet.“Kjo është një marrëveshje shumë e mirë për të dy klubet. Transferimi është sensacional.Nuk mbaj mend ndonjë marrëveshje të tillë në mes dy klubeve të mëdha evropiane. Por kjo ndodhi dhe mendoj se është pozitive për të dyja klubet”, ka thënë Moratti.

“Ibrahimovic na e bëri të ditur më shumë se një herë në disa muajt e fundit se dëshiron të largohet. Ai më tregoi se dëshiron ta vazhdojë zhvillimin e tij në ndonjë vend tjetër. Mendoj se Barcelona është vend ideal për atë”, ka shuar italiani.
Shtuar më 27/07/2009, ora 23:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori