Moratti: Më mungon presidenca e Interit
Massimo Moratti ka pranuar se mungon jeta si president i klubit italian, Interit, por edhe njëherë ka përjashtuar kthimin e tij në këtë skuadër.

Manjati i naftës shiti 70 për qind të klubit tek Erick Thohir në vitin 2013, përpara se të shiste aksionet e tij të mbetura tek indoneziani, i cili më vonë shiti aksionet e para tek Suning Group.

Por, presidenti legjendar i Nerazzurrëve ka shpjeguar se i mungon jeta si President i Interit, por ka mohuar se do të kthehet në këtë klub.

“Padyshim se më mungon të jem President i Interit”, ka thënë fillimisht Moratti në një intervistë me SportItalia.

“Ju keni një adrenalinë të ndryshme kur keni një rol të tillë”.

“Padyshim se më mungon të jem President i Interit”, ka thënë fillimisht Moratti në një intervistë me SportItalia.

“Ju keni një adrenalinë të ndryshme kur keni një rol të tillë”.

“Megjithatë, unë nuk kam ndërmend të riblerje aksionet e Thohirit siç kanë thënë disa”.

“Unë i kam pasur ato aksione dhe i kam shitur, do të ishte absurde ti riblerja”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori