Moratti: Me pelqen Gerrard
Albeu.com
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se në listën e tij të transferimeve është futur mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, duke thënë se po merr thirrje të shumta nga tifozët zikaltër për të transferuar kapitenin e The Reds.
“Në mesfushë më pëlqejnë edhe Cesc Fabregas edhe Steven Gerrard. Tifozët e duan Gerrardin në Liverpool dhe ata shihet qartë që dinë shumë rreth futbollit”, theksoi Moratti. Presidenti i Interit shtoi gjithashtu se Real Madridi do të duhet të luftojë drejtpërsëdrejti me të, për firmën e mbrojtësit të djathtë, Douglas Maicon, duke i paralajmëruar Los Blancos të mos e ëndërrojnë brazilianin në skuadrën e tyre.
Shtuar më 30/05/2010, ora 14:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori