Ish-presidenti i Interit, Massimo
Moratti tha se Lionel
Messi nuk do të largohet nga
Barcelona.
6 herë fituesi i "Topit të Artë" ka qenë i lidhur ngushtë me Interin pasi
Moratti ditë më parë tha se transferimi i argjentinasit nuk është e pamundur.
"
Messi është ëndrra e të
gjithëve, por ai nuk do të largohet nga
Barcelona. Ai është akoma lojtari më i mirë atje", tha
Moratti për Gr Parlamento.
Superylli i Barçës ka kontratë me kampionët e La Ligës deri në vitin 2021.
Shtuar më 19/05/2020,
ora 13:19