E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Moratti "ngacmon": Do doja Kaka në skuadër
Kur merkatos së verës i erdhi fundi presidenti i Inter Massimo Moratti pranon se nuk e ka menduar thuajse fare mundësinë e një rikthimi të kamerunasit Samuel Eto'o, ndonëse media italiane ishte e sigurt se kamerunasi ishte fare pranë zikaltërve, përpara se të firmoste për Chelsean.

Por bosi zikaltër "ndez" derbin me deklaratën e tij se do të donte të merrte në skuadër Ricardo Kaka.

"Sinqerisht tek Eto'o nuk më vajti mendja thuajse fare, edhe pse ai doli hapur disa herë, duke theksuar se ishte i gatshëm të rivishte fanellën tonë. Në merkato sivjet bëmë atë që mundëm, morëm ata që i përshtateshin dhe i nevojiteshin skuadrës sonë, por mbi të gjitha plotësuam kërkesat e trajnerit tonë. Një lojtar që do kisha dashur ta kisha me çdo kusht? Pa dyshim një si Kaka. Merreni si të doni, por isha i sinqertë kur thashë se Milani bëri një transferim inteligjent për të mirën e tyre. Pastaj, për sa i përket lojtarit, ai ka mahnitur gjysmën e botës, normale që dhe mua2, u shpreh presidenti zikaltër. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2013, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori