Interi po bën çdo përpjekje që të mund të blejë yllin e Corinthians, Paulinho, por kjo ka për të qenë e vështirë. "Është më e lehtë që kjo marrëveshje të bëhet në
qershor sesa tani. Nuk është çështje parash, por impenjimesh të vetë futbollistit", u shpreh presidenti zikaltër, Massimo Moratti.
Edhe nga Brazili vjen lajmi, nga vetë
Drejtori Teknik i klubit
brazilian, i cili saktëson se mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit. "Nuk ka mundësi që ai të ikë tani, kështu që jemi të qetë", deklaroi Duilio Alves.
Për më tepër, duket e komplikuar që lojtari të bindet të heqë dorë nga Kupa Libertadores e radhës me skuadrën e tij. Duket se talenti
brazilian ka një dëshirë të madhe që të luajë me klubin para se të
transferohet në Europë.
Gjithsesi, ai nuk është aspak kundër kalimit tek Interi në verë, atëherë kur do të përfundojnë të gjithë objektivat me Korinthiansin. Ndërkaq
drejtori teknik, Marco Branca, ndodhet në Brazil, pasi synimi i tij është që të mbyllë marrëveshjen me lojtarin që ai të
transferohet në
qershor në Milano. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2013,
ora 14:39