Pas Berlusconit që u rikthye në botën e futbollit, duke blerë skuadrën e
Monzës, e dhe Massimo
Moratti nuk po bën dot pa sportin më të ndjekur në botë dhe po planifikon gjithashtu një rikthim të bujshëm.
Mediat
italiane raportuan sot se ish pronari i Interit po punon për të blerë skuadrën e
Cremoneses, e cila militon në Serinë B
italiane, por ka problem të shumta dhe presidenti aktual Arvedi, po mendon seriozisht tërheqjen pas 13 vitesh në krye të klubit.
Plani i Morattit është të blejë klubin Lombard dhe ta lërë në pronësi të të birit, Angelo
Moratti, që ka të njëjtin emër si gjyshi i tij, i cili bëri historinë me Interin duke fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve në sezonet 1963-1965.
Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses, atëherë derbi Lombard mes
Monzës dhe
Cremoneses sezonin e ardhshëm në Serinë B.
Shtuar më 23/03/2020,
ora 23:33