Moratti insiston se
Sneijder nuk do te lëvizë askund, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me
Manchester Unidet,
Manchester City dhe së fundmi me Arsenalin, i cili thuhet se do të ofrojë 30 milion euro.
Moratti tha për të përditshmen italiane Sportmediaset se
Sneijder tashmë nuk ka ndërmend të largohet nga
ekipi zikaltër.
"Jo, ai do të qëndrojë me ne, të gjitha çka shkruhen janë spekulime, lojtari dëshiron të qëndrojë dhe këtë e ka pranuar vetë mefsushori holandez", tha
Moratti.
Sneijder disa ditë më parë sihte lidhur me
disa spekulime rreth kalimit të tij tek
ekipi i Arsenalit pasi shtypi anglez raportonte se Arsenali ishte i gatshëm për ta transferuar mesfushorin holandez në Emirates Stadium. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011,
ora 10:28