Moratti: Tifozët nuk e donin më Mazzarrin
Derbi i Milanos po afron dhe ish presidenti i Interit, Massimo Moratti do të bëjë gjithçka që të jetë i pranishëm në “San Siro”. Ish numri një zikaltër, ndalet gjatë te kjo sfidë edhe pse tashmë nuk ka më asnjë rol drejtues në klubin që e ndërtoi nga themelet për ta ngjitur deri në majën e Evropës. Fillimisht ai përqëndrohet te era Mazzarri.

"Nuk kam parë asnjë trajner më të kundërshtuar se ai te Interi. Mazzarri është një njeri i zoti por karakteri nuk e ndihmoi sepse në fund rrezikonte të mos kuptonte asgjë nga ajo që ndodhte", shprehet Moratti.

Moratti komentoi edhe qëndrimin e Mazzarrit pas sfidës Inter-Verona, i cili snoboi ish presidentin, por Massimo mjaftohet me një fjali pajtuese, duke theksuar se ai qëndrim erdhi në mes të një situate aspak komode për teknikun toskan. Intervista përqëndrohet më pas te dyshja drejtuese Thohir-Mancini .

"Pak njerëz kanë fituar si Mancini me Interin. Klubi kishte nevojë për një njeri të cilit njerëzit mund t’i besojnë. Në qarkullim nuk kishte shumë alternativa sepse të vetmit që mund të zgjidhnim ishin Mancini ose Leonardo. Thohir? Duhet t’i japim kohë. I vetmi problem është se ai jeton larg dhe e ka të vështirë ta kuptojë çfarë po ndodh këtu", përfundon Massimo Moratti. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori