Moratti tregon ndeshjen më dramatike të jetës, Dybalan e do te Interi
Masimo Moratti rithekson edhe fazat e “tripletës” së vitit 2010, të cilat filluan më 5 maj. Kjo datë kujton atë ditë të mallkuar për Interin, më 2002.

"Asgjë nuk zhbëhet në futboll, mbetet në histori ai 5 maj. Edhe nëse Milito e bëri atë më pak të hidhur. Objektivi i "Zonjës së Vjetër" është të fitojë gjithçka? Kjo kuptohet. Do të kenë rast përsëri. A më bezdis suksesi i tyre i plotë? Asnjë rekord nuk është i përjetshëm. Sigurisht që "tripletën" tonë nuk na e heq njeri".

Kampionati u fitua në Siena më 2010, Champions-i në Madrid, por së pari gjithçka u "çimentua" kundër Barcelonës: "Emocionalisht, ne e fituam Ligën e Kampionëve në "Camp Nou". Ajo ishte ndeshja më dramatike e jetës sime".

Pastaj, në këtë intervistë, ceket edhe roli i Mourinho dhe lamtumira e tij, si dhe meritat e Mancini; një kampionat që pret të rifillojë dhe merkatoja: "Titulli? Tani është një përparësi. Ekipi ynë nuk do t’ia hapë krahun askujt. Lautaro drejt largimit? Nëse vjen Messi, unë jam dakord. Dhe nëse Leo është i pamundur, unë do të doja Dybala në vend të Martinez".
Shtuar më 06/05/2020, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori