Moratti tremb tifozët: Mund të largohem nga Inter
Massimo Moratti, presidenti i Interit, ka lënë hapësira për dyshime në lidhje me rolin e tij në klubin zikaltër në të ardhmen duke bërë ironi me tifozët. Numri një i klubit milanez, gjatë një interviste të dhënë për “Stadio Sprint”, ka komentuar edhe rikthimin e skuadrës te fitorja, pas një kohe të gjatë vështirësish.

Morati, në Verona Interi ka festuar një ditëlindje të bukur, 2-0 në një fushë të vështirë…

Po, e festuan mirë atë përvjetor. Ajo e Kievos është një fushë shumë e vështirë por, për të gjitha skuadrat, jo vetëm për Interin. Për pasojë, ishte një gjë shumë pozitive, edhe pse suksesin e arritëm në fund. Gjithsesi, mendoj se nëse do e kishim realizuar penalltinë në pjesën e parë do i kishim kursyer vetes ankthin. Por në fushë u pa një Inter që luajti mirë, sidomos në pjesën e parë.

Një paraqitje pozitive edhe në prag të sfidës së kthimit me Marsejën…
Po, kanë luajtur mirë në pjesën e parë, duke treguar edhe siguri në të dytën. Kjo gjë na bën të shpresojmë se mund të zhvillojmë një ndeshje të mirë edhe ndaj Marsejës.

Të martën do mjaftojë një gol për ta çuar takimin me kohë shtesë, prandaj do të duhet edhe një anë e mirë psikologjike…

Po, është e vërtetë. Megjithatë e rëndësishme është që në fund të fitojmë, në çfarëdolloj mënyre. Kështu që lë ta lëmë skuadrën të bëjë detyrën e saj, e dimë që asnjëherë nuk i dihet sesi përfundojnë ndeshjet. Gjëja e rëndësishme është që në fund rezultati të jetë pozitiv. Mendoj se lojtarët e ndjejnë shumë këtë ndeshje, në mënyrë pozitive dhe jo më shumë se ç’duhet nga pikëpamja emocionale.

Nuk ju pëlqen kurrë që të ndërhyni në çështjet teknike, por a nuk keni dëshirë që t’u drejtoheni 10 lojtarëve që kanë fituar Champions-in dhe t’u kërkoni atyre të tregojnë se cilët janë, duke qenë se edhe kohët e fundit janë keqtrajtuar edhe mediatikisht?

Ata e dinë vetë këtë gjë dhe kanë dëshirë që të tregojnë me krenari se cilët janë. Publiku interist i do shumë këta futbollistë. Pastaj, është e pranueshme që të kenë ulje dhe ngritje edhe nga pikëpamja e formës fizike. Unë mendoj se ata janë trajtuar më keq nga sa meritojnë.

Si ka mundësi që një skuadër, e cila ka fituar gjithçka, të përfundojë kaq shpejt në qendër të kritikave?

Për ta ditur, duhet të jesh nga ana e kritikuesve… nuk e di? Gjithsesi, në historinë e futbollit italian Interi nuk ka qenë skuadra më e dashur. Nuk ka qenë kurrë protagoniste nga pikëpamja mediatike, por nuk është se kjo gjë krijon probleme në shoqëri. Mendoj se duhet kuptuar më shumë nëse kanë dëshirë të tjerët që unë të vazhdoj, sepse kjo është gjë tjetër pastaj…/albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori