Ditën e djeshme në "Arënën Kombëtare" u zhvillua ndeshja testuese në prani të të deleguarve të UEFA, shkruan Albeu.com
U testua cdo pjesë e stadiumit duke filluar nga hyrja, dritat, fonia,
fusha, kamerat dhe vendet e gazetarëve.
UEFA ka dhënë 'ok' edhe pse tapeti nuk iu përgjigj sic duhet një ndeshjeje të tillë, e për këtë kanë folur edhe zyrtare të FSHF-së të cilët kanë sqaruar se një pjesë e fushës për shkak edhe të kohës me shi nuk është forcuar sa duhet.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Apollonisë përfundoi me fitoren e shkodraneve 2-0, duke thyer edhe një rekord pasi për herë të parë në një ndeshje të femrave kishte një të madh të tifozëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2019,
ora 08:45