Morinho mbrohet për largimin e Salah nga Chelsea: Unë e zbulova, por e shiti ekipi
Mohamed Salah është në qendër të vëmendjes në gjithë botën ditët e fundit. Ai do të ishte xhevahiri i Chelseat sot nëse Jose Mourinho nuk do e kishte shitur atë. Por portugezi ka folur për situatën e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili në kohën e tij u largua nga Chelsa, ndërsa tani është njëri nga yjet më të përfolur në botë.

“Është hera e parë që unë do ta them këtë, por është një tjetër padrejtësi që është folur për mua. Njerëzit thonë se unë isha ai që shiti Salahun dhe është e kundërta. Unë e zbulova Salahun”, ka thënë fillimisht Mourinho për ESPN Brasil.

“Ishte e kundërta. Unë isha ai që bleu Salahun. Unë isha ai që i tha Chelseat të blejë Salahun, por për mua ishte përgjegjësi që Salah erdhi në Chelsea”.

“Ai erdhi si një fëmijë i ri, fizikisht nuk ishte gati. Mendërisht nuk ishte i gatshëm, në mënyrë shoqërore dhe kulturore ai ishte i humbur dhe gjithçka ishte e vështirë për të”.

“Ne vendosëm ta qonim atë në huazim dhe ai e kërkoi atë. Ai donte të luante më shumë minuta, të pjekët, dëshironte të shkonte dhe ne e dërguam atë në huazim te Fiorentina, dhe në Fiorentina ai filloi të pjekët”.

“Dhe kur ata thonë se unë isha ai që e shiti atë është një gënjeshtër. E kam blerë atë dhe kam pranuar ta dërgoj në huazim”.

“Mendova se ishte e nevojshme, mendova se Chelsea kishte anësor … Disa prej tyre janë akoma si Willian, [Eden] Hazard dhe të gjithë ata lojtarë tashmë janë në një nivel tjetër”.

“Pra, vendimi për ta dërguar atë në huazim ishte një vendim që morëm kolektivisht, por pas kësaj, vendimi për ta shitur atë dhe për ta përdorur paratë e tij për të blerë një lojtar tjetër nuk ishte imi”, përfundoi portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori