Morosini, Prokuroria hap hetim për vrasje me dashje
Ish futbollistit italian të Livornos, Piermario Morosini, i ndarë ngajeta pas një ataku kardiak të shtunën e shkuar iu bënë homazhet e fundit në vendlindjen e tij, Bergamo.

Në ceremoni morën pjesë me mijëra qytetarë italianë, politikanë dhe futbollistë nga mbarë vendi por ajo që ka surprizuar më shumë është hetimi i nisur nga prokuroria e Pescara, që nën drejtimin e ministres Valentina D'Agostino ka hapur edhe nëj dosje për akuza të mundshme të vrasjes me dashje.

Hetuesit morën në pyetje Marco Di Francesco, një infermier të urgjencës 118 që të shtunën kishte marrë pjesë në ndihmën mjekësore. Ai tha se në fushë ishte një defibrilator, por nuk u përdor për të ndihmuar Morosinin.

Sipas dëshmisë, ky mjet jetik për të riaktivizuar zemrën, nuk u përdor as në ambulancë dhe për këtë kanë nisur edhe akuzat për vrasje. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori