Morrati: Nuk mund ta mbash Lautaron nëse dëshiron t’i bashkohet Barcelonës
Ish-presidenti i Interit, Massimo Morati, ka thënë që Interi nuk mund ta mbajë Lautaro Martinez-in nëse ky i fundit dëshiron që të shkojë te Barcelona.

Lautaro është përfolur për një transferim te katalunasit të cilët po duan që ta gjejnë një zëvendësim për Luis Suarez-in.

“Nuk mund ta mbash dikë që e ka idenë e të qenit tjetërkund”, ka thënë Moratti i pyetur për Martinez-in.

“Kjo do ta vinte në një pozitë që të mbetet pavullnetshëm, në një tjetër rast me një impuls ndryshe, në të njëjtin vend”.
Shtuar më 02/06/2020, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori