Mourinho thumbon Bayernin: E lehtë të fitosh me lojtarët e Dortmundit
Jose Mourinho shfaqet si gjithmonë polemizues në deklaratat e tij për mediat. Strategu portugez këtë herë ka thumbuar Bayernin në Gjermani që fiton prej 4 sezonesh Bundesligën radhazi.

Sipas Mourinho, është e lehtë ta bësh një gjë të tillë kur merr lojtarët më të mirë të rivalëve.

“Në Gjermani, Bayern e fiton kampionatin në verë. Shkojnë çdo vit te Borussia Dortmund dhe blejnë lojtarët e tyre më të mirë. Një herë blejnë Leëandoëski-n, vitin pasues blejnë Mario Gotze. Dhe atë pasardhës marrin Mats Hummels”, ka thënë trajneri i Manchester United.
Shtuar më 07/02/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori