Mos ikni në Itali! Ylli portugez ka një thirrje për lojtarët
Pëlqej
Mesfushori i Interit, Joao Mario, i ka paralajmëruar lojtarët e Sporting CP, të cilët i kanë shfuqizuar kontratat e tyre me klubin, të mos e zgjedhin Italinë si destinacionin e tyre të radhës.

Bas Dost, William Carvalho, Gelson Martins dhe Bruno Fernandes i kanë shfuqizuar kontratat me Sporting dhe tani janë lojtarë të lirë, pasi ishin viktimë e një sulmi fizik gjatë një seance stërvitore me klubin.

Por, Joao Mario i ka këshilluar ata të mos shkojnë për të luajtur në kampionatin italian, Serie A.

“Mos e zgjidhni ligën italiane”, ka thënë mesfushori portugez në një konferencë për media.

“I tërë grupi është i fokusuar tek më e rëndësishmja, ndeshja kundër Spanjës. Shumë nga ne do të luajnë për herë të parë së bashku, dhe ky është motivim shumë i rëndësishëm për të gjithë ne”, tha Mario para ndeshjes së Portugalisë kundër Spanjës këtë javë në Botëror.

Shtuar më 12/06/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori