Mosha bën të vetën, Ronaldinho mposhtet në burg nga dy ish-policë (VIDEO)
Pasionin që ka për futbollin, Ronaldinho e ka treguar edhe në një burg në Paragauai, ku mbahet i izoluar prej disa javësh pasi u arretua për zotërim të dokumenteve të falsifikuara.

Ai ka marrë pjesë në lojërat që zhvillohen mes të burgosurve, duke dhuruar spektakël, por klasi i tij nuk e ka ndihuar të triumfojë gjithmonë.

Ai është mposhtur në lojën dyshe të futbollit-tenis nga dy ish-policë, që janë arrestuar për vrasje dhe plaçkitje. Edhe pse është munduar të kompesojë mangësitë e shokut të tij, Ronadinho nuk ka mundur t’i mposhtë kundërshtarët.

Shtuar më 01/04/2020, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori