Mosha lë jashtë kombëtares Di Natalen
Tranjeri i kombëtares italiane të futbollit, Cesare Prandelli, ka shpjeguar para mediave arsyen pse ka lënë jashtë ekipit përfaqësues për miqësoret e nëntorit, sulmuesin e Udineses, Antonio di Natale.

Momberi napolitan është kryegolashënues në Serinë A, por nuk është përfshirë nga Prandelli për dy miqësoret e radhës kundër Polonisë dhe Uruguajit.

“Di Natale është një lojtar i cili po shkëlqen me Udinesen në kampionat, por ai është 34-vjeçar dhe unë dua të rinovoj kombëtaren duke sjellë në përfaqësuese elementë të rinjë në moshë", theksoi Prandelli.

Më pas tekniku italian bën një premtim për Toto Di Natale duke: “Nëse deri në mars Di Natale arrin të shënojë 25 gola do t`i telefonoj. Është shumë e thjeshtë integrimi në kombëtare për futbollistë me eksperiencë të madhe", përfundoi Cesare Prandelli. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori