"Moti i keq" nxjerr Udinesen në krye
Antonio Di Natale (Udinese)
Anullimi i supersfidës së javës në Serinë A, Napoli-Juventus, për shkak të motit të keq ka bërë që vëmendja të përqendrohet tek Lazio dhe Udinese, skuadra të cilat me fitoret respektive të dielën kanë kaluar në krye të renditjes.

Sculli i ka dhënë fitoren 1-0 lacialëve në minutën e 85 të takimit, në ndeshjen e zhvilluar në Romë ndaj Parmës.

Udinese ka fituar 2-1 ndaj Sienës falë golave të Basta dhe Di Natale.

Vetëm një pikë pas tyre renditet Milani, që mund Catanian 4-0 dhe koleksionon fitoren e pestë radhazi. Për kuqezinjtë shënojnë Ibrahimovic me 11-metërsh, Robinho, Lodi (autogol) dhe Zambrotta. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori