Spanjolli i “
Yamaha”, Jorge
Lorenzo ka qenë piloti më i shpejtë në cirkuitin e Motegit, në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Japonisë. Ai ka shënuar një
rekord të ri në pistën japoneze, duke regjistruar kohën 1.44.969.
Ndërsa Dani Pedrosa me motorrin e tij “honda” do të niset përkrah Lorenzos nga pozicioni i dytë. Vonesa e tij ndaj rivalit të botërorit ka qenë vetëm 0.246
sekonda.
Vendi i tretë i takon pilotit me “
Yamaha” private, anglezit Cal Cruthclow, ndërsa për “Ducatin” e Valentino Rossi ka qenë “i lirë” vetëm
vendi i nëntë.
Koha e italianit ka qenë 1.007
sekonda më shumë se ajo e
Lorenzo dhe konfirmon nivelin e dobët të “Ducatit” në këtë sezon, që sheh ndër të tjera shokun e Valentinos, Nicky Hayden në pozicionin e dhjetë. Australiani me “Honda” Casey Stoner do të nisë garën nga
vendi i shtatë. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2012,
ora 12:49