Moto GP, Pedrosa niset i pari në pistën e Mizanos
Dani Pedrosa
Piloti i Hondas, Dani">Dani Pedrosa">Pedrosa, regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare për garën e nesërme në pistën e Mizanos në Itali. Spanjolli ndali kronometrin në kohën 1:33.948, duke lënë pas bashkatdhetarin e Jamahas, Horge Lorenco, i cili ishte rreth tre të qindtat më i ngadaltë.

Nga radha e parë do të niset edhe australiani i Dukatit, Kejsi Stoner, ndërkohë që Valentino Rosi nuk mundi të shkojë më tepër se vendi i katërt. Amerikani Ben Spajs siguroi vendin e pestë, duke lënë pas francezin Rendi de Pine dhe amerikanin tjetër Kolin Eduards. Më pas renditen katër pilotë italianë, Doviciozo, Simonçeli, Melandri dhe Kapirosi.
Shtuar më 04/09/2010, ora 17:30
Tage: Dani Pedrosa
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori