Casey Stoner me Repsol Honda do të
niset i pari në garën e së dielës për cmimin e madh të MotoGP në cirkuitin e Le Manshit në Francë.
Piloti australian, që të enjten befasoi të gjithë me vendimin e tij për largimin nga MotoGP,
regjistroi kohën më të shpejtë prej 1’33.945 duke lënë pas dy motorrat Monster Yamaha, britanikun Crutchlow me 1 ’34.425 dhe italianin Andrea Devizioso me 1 ’34.429. Piloti spanjoll i Yamaha-s, Jorge Lorenzo
regjistroi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas në vendin e pestë bashkëkombasin e tij, Alvaro Bautista.
Rekordmeni italian në MotoGP, Valentino Rossi dhe Ducati i tij u rendit në vendin e shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Nicky Heyden
niset dy vende më poshtë, nga vendi i nëntë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012,
ora 15:05