Në një intervistë të dhënë për website-n zyrtar të Moto GP, e të pasqyruar në revistën Dainese Legends,
Valentino Rossi shpreh bindjen se sezonin e ardhshëm do të argëtohet sërish si dikur.
Në fakt dy vitet e fundit për “Doktorin” nuk kanë qenë aspak të lehtë pas problemeve të shumta që përjetoi me Ducati-n, gjithsesi në këtë intervistë 33-vjecari italian shfaqi hapur dëshirën për t’u rikthyer te fitoret.
Fitorja është si droga deklaroi
Rossi, që në vazhdim konfirmoi sërish raportin aspak miqësor me australianin Casey
Stoner. Casey nuk e gëlltiti kurrë poshtërimin në Laguna Secca dhe sipas
Valentino-s që nga ai moment
Stoner nuk ka bërë gjë tjetër përvecse të flasë për të ose t’I referohet pikërisht duelit të vitit 2008, në Shtetet e Bashkuara.
Për
Rossi-n
Stoner asokohe nuk ishte I pjekur sa duhet për ta administruar atë humbje, sidoqoftë
Valentino foli hapur edhe për dietën e fortë dhe regjimin e rreptë të cilit i nënshtrohën ditëve të sotshme pilotët.
Për
Rossi-n gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm dhe kohët e fundit pilotët zhvillojnë stërvitje intensive, megjithatë pavarësisht kësaj mungon kurajo në pistë dhe në duele të drejtpërdrejta dhe për italianin ky sport tashmë është bërë shumë serioz duke i hequr atë kënaqësi që ekzistonte dikur.
Valentino theksoi se është shumë e rëndësishme që në pistë të ketë argëtim, ndërsa ditëve të sotshme gjërat kanë ndryshuar aq shumë sa pilotët nuk bëjnë më një jetë normale. 33-vjecari shjegoi gjithashtu emocionet që vazhdon të përjetojë në momentin e startit kur italiani pranon se niveli I përqëndrimit arrin shkallën maksimale dhe adrenalina e dërgon në një tjetër dimension.
"Shija e fitores është krejt ndryshe nga gjërat e tjera dhe është edhe arsyeja përse vazhdoj të garoj ende", por për fat të keq shton Vale zgjat vetëm 3 ose 4 orë dhe ditën tjetër ke nevojë sërish për një tjetër", përfundoi fjalën e tij
Rossi që suksesin e fundit e ka arritur në Malajzi, në pistën e Sepang-ut pikërisht me Yamaha, në tetor të vitit 2010.
Valentino Rossi vazhdon të mbetet një ndër pilotët më të dashur në qarkullim dhe këtë e konfirmon më së miri edhe adresa e tij në Twitter, ku 9 herë kampioni i botës pavarësisht se është i pranishëm prej vetëm 13 muajsh në këtë rrjet social tashmë numëron 1,5 mln fansa, shifër që është më e larta përsa i përket pilotëve në botën e motorsportit dhe pothuajse sa dyfishi i numrit të ndjekësve të Lorenzo-s, që numëron 650.000 të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2012,
ora 17:45