Motra e Icardit bëhet pjesë e një "reality show"

Të hënën pritet të startojë edicioni i 16 i "Grande Fratello" në Canale 5, në Itali, një "reality show" i ngjashëm me Big Brother Albania, që organizohet në Shqipëri.

Gjatë ditëve të fundit janë zbuluar disa nga emrat e pjesëmarrësve, ndërsa sot është konfirmuar se mes tyre do të jetë edhe Ivana Icardi, motra e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Kjo e fundit është bërë disa herë protagoniste në rrjetet sociale, por edhe emisionet televizive në Itali, ku ka folur për marrëdhëniet aspak normale me Wanda Narën, të cilat kanë kushtëzuar edhe raportin e Mauros me familjen.

Megjithatë tashmë Ivana do të ketë mundësi që të rritë edhe më shumë famën e saj në Itali, ndërsa këtë herë jo më si motra e Mauros, por si pjesëmarrëse në "Grande Fratello".
Shtuar më 06/04/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori