Del në dritë një fakt i ri, përsa i përket largimit të
Thiago Mottës nga Interi drejt Paris Saint-Germain. "Le Parisien" publikoi mesazhin që
futbollisti italo-brazilian i ka dërguar
presidentit Moratti.
Mësohet se
Thiago i ka
shkruar presidentit: "Ju lutem, zoti
Moratti, më bëni një dhuratë: me lejoni të shkoj në Paris". Sipas të përditshmes franceze ky është teksti i mesazhit që
futbollisti ka
shkruar më datë 30 Janar.
Në atë moment,
Thiago Motta ndodhej në një restorant milanez me avokatin e tij, Dario Canovi, dhe menjëherë pas kësaj kërkese operacioni u zhbllokua. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012,
ora 18:17