Mou: 100 ndeshjet e mia në Champions
Jose Mourinho do të mbushë 100 ndeshje në Champions League si trajner dhe në prag të sfidës me Manchester City trajneri portugez kujtoi momentet më të bukura të karrierës në kompeticionin më të madh të futbollit europian.

"Dy finalet që kam luajtur kanë qenë momentet më të mira. Ndërsa më të këqiat kanë qenë dy gjysmëfinale që kam humbur me 11-metërsha, njëra me Chelsea dhe njëra me Realin. Ka edhe një moment të tretë, por nuk më lejohet ta komentoj", theksoi Mourinho në lidhje me gjysmëfinalen e humbur me Barcelonën në vitin e parë të drejtimit të skuadrës madrilene.

"Special One" ka fituar dy herë kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, Champions League. Në vitin 2004 me Porton dhe në vitin 2010 me Interin.

Portugezi bëri të ditur se Essien, Marcelo, Morata dhe Higuain nuk do të jenë të disponueshëm për këtë takim pasi kanë probleme me dëmtimet. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori