Mou e ka me arbitrin sërish
Jose Mourinho, nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga arbitri Phil Dowd në barazimin (1-1) ndaj Manchester Unitedit

Ekipi i portugezit ishte pranë ta fitonte ndeshjen në minutat shtesë, kur gjyqtari e përjashtoi Branislav Ivanovicin me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa menjëherë pas Robin van Persie e barazoi rezultatin.

Po ashtu, mbrojtësi serb kërkoi penalti në gjysmën e parë kur u rrëzua nga Chris Smalling.

“Nuk dua të flas për kartonin e dytë të verdhë, sepse nëse flas për kartonin e dytë të verdhë, duhet të flas për shumë gjëra”.

“Penaltia në Ivanovicin, grumbullimi i kartonëve, ndërhyrjet që nuk i jepte, ndërhyrjet mu përpara meje”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.
Shtuar më 27/10/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori