Mou: Kur të bëjnë 5 gola nuk mund të qash
Pëlqej
Jose Mourinho
Tekniku i Realit të Madridit u tregua sportiv pas goleadës së pësuar nga ekipi i tij në Camp Nou ku është mundur nga Barcelona 5-0. Portugezi tha që “ Nuk kishte asnjë shenjë poshtërimi. Është disfata ime më e madhe në karriërë por është nga ato disfata që kapërdihet lehtë sepse është një disfatë në një ndeshje që nuk ke asnjë mundësi për ta fituar. Ka raste të tjera kur ngelesh i hidhëruar sepse fitoren ta mohojnë shtyllat, aksionet e pashfrytëzuara ose arbitrat. Në raste të tjera me Chelsean dhe me Interin humbjet kanë qënë hidhëruese dhe të vështira për tu kapërdirë. Jam i trishtuar”, ka mbyllur fjalimin Mourinho. (albeu.com)
Shtuar më 30/11/2010, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori