Jose
Mourinho e nis me
dhembje koke vitin e ri 2013. Ndeshja e parë e
Real Madrid për këtë vit, ndaj
Real Sociedad, pritet të jetë një sfidë e vështirë për të dhe Realin pasi që mungojnë 5 mbrojtësa të skuadrës.
Pepe, Marcelo, Coentrao, Albiol janë të lënduar, ndërsa Sergio Ramos (i pezulluar) priten të jenë mungesat për "Los
Blancos" në repartin difensiv.
Në këtë situatë,
Mourinho mund të llogaris në vetëm katër mbrojtës, Arbeloa, Varane, Nacho dhe Carvalho janë në dispozicionin e Mourinhos. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013,
ora 16:23