Mou: Në Osasuna na pret ferri
“Nuk kam asnjë problem me Casillas. Me City-n s’kam pasur asnjë kontakt dhe kundër Osasunës do të hedhim një tjetër hap drejt titullit edhe pse në "Pamplona" na pret ‘ferri’”. Jose Mourinho është prezantuar në këtë mënyrë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Osasunën një ditë më parë. Ai ka mohuar të ketë probleme personale me kapitenin Iker Casillas, ashtu siç raportonin të përditshmet madrilene “As” dhe “Marca” një ditë më parë. Sipas tyre, tekniku portugez nuk gëzon mbështetjen e numrit 1 të skuadrës dhe i ka kërkuar presidentit Florentino Perez ‘kokën’ e lojtarit në fund të sezonit.

“Unë nuk kam asnjë konflikt me futbollistët. Skuadra më mbështet e gjitha dhe nuk ka asnjë histori me Kasijasin në këtë mes. Situata në dhomat e zhveshjes është ndër më normalet”, – tha “Special One”.

Jose është ndalur më pas në takimin e sotëm që, sipas tij, është shumë herë më i rëndësishëm se spekulimet mediatike për situatat e supozuara në dhomat e zhveshjes. “Në ‘Pamplona’ kemi humbur sezonin e shkuar. Osasuna është treguar e shpejtë dhe e guximshme. Kështu ka luajtur historikisht kjo skuadër. Një vit më parë mësuam se këtu duhet të luajmë si një skuadër. Ata kanë stilin e tyre të lojës dhe ta bëjnë jetën me të vërtetë shumë të vështirë. Duhet të luajmë një ndeshje perfekte që të fitojmë. E kuptoj dhe motivimin e kundërshtarëve tanë kur luajnë me Realin”, – nënvizoi tekniku luzitan i Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori