Mou: Real-United, sfida që pret bota
Jose Mourinho bën të ditur se përballja e Real Madrid me Manchester United është sfida që e gjithë bota po e pret. United do të udhëtojë në "Santiago Bernabeu" në mesjavë, teksa numri një i stolit të "Los Blancos" ka qënë në Angli gjatë fundjavës, i pranishëm në fitoren e "Djajve të Kuq" ndaj Evertonit në kampionat.

Pavarësisht se kjo fazë e Champions League dhuron edhe përballje të tjera interesante si Bayern munchen – Arsenal apo Barcelona – Milan, Mourinho beson se sfida Real – Manchester është kulmi i audiencës.

"Kjo është një sfidë që e gjithë bota po e pret. Ndeshjet e tjera të këtij raundi nuk kanë këtë rëndësi, kështu që shpresoj t’i japim të gjithë botës atë që presin", u shpreh tekniku i Real Madrid.

Mourinho dhe Sir Alex Ferguson njihen për marrëdhënien e mirë që ekziston midis tyre. Madje dy herë kampioni i evropës nën drejtimin e Portos dhe Interit është parë si pasuesi i skocezit në stolin e "Djajve të Kuq".

"Ndjehem i privilegjuar që më shohin si pasardhës të Ferguson, pasi ai është një njeri i rëndësishëm në futboll dhe mbi të gjitha një njeri i mirë. Gjithmonë kam patur marëdhënie të mirë me të dhe jam krenar. Të dy dëshirojmë të fitojmë, por besoj së në fund humbësi do të jetë pak fare i kënaqur për shkak të miqësisë që kemi, por unë dëshiroj të fitoj", deklaroi Mourinho. /albeu.com/

Shtuar më 11/02/2013, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori