Mou rihap "luftën" me Pellegrinin: Fitoni me arbitra
Pëlqej
Jose Mourinho iu rikthye duelit të tij të ashpër me trajnerit e Manchester City-t, Manuel Pellegrini. Kiliani u shpreh në përfundim të përballjes me Chelsean të dielën e kaluar se rivalët luajtën në mbrojtje sikur të ishin një ekip i vogël dhe se arbitri Mark Clattenburg e drejtoi keq takimin.

Por "Special One" gjykoi se kolegu i tij kilian nuk bën gjë tjetër veçse ankohet dhe me kritikat e tij, e vrau gjyqtarin.

"Pellegrini del në media e thotë se ai nuk flet fare për punën e arbitrave. Por ai e vrau Clattenburgun me kritikat që bëri. Pastaj tre-katër herë ka thënë se nuk dëshiron të flasë për skuadrën time. E vërteta është se këtë e ka bërë më shumë se kaq. Nuk bën gjë tjetër veçse u bën presion arbitrave. Madje, në çdo ndeshje", është shprehur Mourinho. /albeu.com/


Shtuar më 28/09/2014, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori