Humbja 3-0 e Manchester
United me Barcelonën në Camp Nou, nuk është kapërdirë dot nga Jose
Mourihno.
I ftuar në emisionin "Russia Today", portugezi analizoi ndeshjen e anglezëve, ku vuri në dukje gabimet në taktikën e trajnerit Gunnar
Solskjaer.
"Në ndryshim nga ndeshja e parë,
United bëri një gabim në markim. E lanë
Messin të lëvizte lirshëm. Është e vështirë ta markosh prandaj duhet ta fusësh në "kafaz".
Kjo disfatë e pa skuadrën e
Solskjaer të eleminuar nga Champions League. "Special One" citoi dhe vendosjen e lojtarëve të
United.
"Nuk po e kuptoja skemën. Pogba dhe McTommany lëviznin sa në një krahë në tjetrën. Përballë mbrojtjes luante Fred. Në atë pozicion ai duhej të markonte
Messin i vetëm.Të markosh
Messin 1 kundër 1 është e pamundur. Unë nuk do ta aplikoja kurrë këtë".
Aktualisht
Mourihno është pa skuadër, por e ardhmja e 56 vjeçarit është e lidhur me PSG ose Interin.
Shtuar më 20/04/2019,
ora 14:44