Mourinho: Adriano di, mund te qendroje ne Inter
Pëlqej
Albeu.com
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se sërish do të llogarisë në shërbimet e sulmuesit brazilian Adriano, nëse ai dëshiron të luajë për nerazurët.
Mourinho edhe një herë e ka lënë Adrianon jashtë formacionit për shkak të vonesës në njërën prej stërvitjeve. Kjo do të jetë ndeshja e tretë në varg, në të cilën Jose nuk llogarit në shërbimet e brazilianit.

“Mendoj se Adriano do të fitojë më shumë kohë për paraqitje, por vetëm nëse ai e dëshiron këtë. Ashtu siç luante edhe më herët kur punonte shumë mirë. Ai nuk është me ne për këtë ndeshje, por ka edhe dy ndeshje të Ligës së Kampionëve. Unë jam i bindur se ai do të jetë me ne, por vetëm nëse dëshiron”, ka thënë Mourinho në konferencën e shtypit.

Sipas spekulimeve të fundit, klubi i Premierligës, Manchester City, është duke e përcjellë situatën e Adrianos dhe mendon seriozisht për një angazhim të sulmuesit, madje që në afatin kalimtar të janarit.
Shtuar më 04/11/2008, ora 07:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori